SHBA/ Gara për kandidatin për President, nisin votimet

12:14 15/01/2024

Shteti i parë është Ajova, procesi mbyllet në Qershor

Mes acarit në Ajova nisin këtë të hënë zgjedhjet paraprake për presidencialet e 5 Nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Republikanët janë ata që hapin me Ajovan, garën e gjatë të zgjedhjeve paraprake që do të përmbyllet në Qershor, pasi mbështetësit e të dyja partive të kenë shprehur vullnetin e tyre në çdo shtet federal.

5 pretendentët për kanidaturën republikane përmbyllën tubimet e fundit në këtë shtet federal, ku si kudo Donald Trump mund të konsiderohet absolut.

“Me Xhoin e kërrusur, vendi ynë po vdes. Është në pozitat më të rrezikshme se kurrë më parë. Rrezikojmë të përfshihemi në luftën e tretë botërore me armë që askush nuk i ka parë ndonjëherë”.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzoi edhe rivalët në garën republikane për mungesë vizioni. Ndërsa demokratët, sfidën e parë e kanë të martën e 23 Janarit në Nju Hempshir, ku në të njejtin shtet zhvillojnë njëkohësisht zgjedhje paraprake edhe republikanët.

Gara e demokratëve megjithatë duket si formalitet pasi Joe Biden e ka thuajse të sigurt rikonfirmimin përballë kandidatëve gati anonimë si Dean Phillips dhe Marianne Williamson.

Megjithatë, popullariteti i Bidenit në shkallë kombëtare po pëson rënie drastike, ndërsa Trump është favorit për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh ndërprerje mandati.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts