SHBA, garante e sigurisë së Suedisë?

22:30 05/05/2022

Linde: Amerikanët, ndihmë nëse rrezikohemi nga Rusia gjatë anëtarësimit

Nëse Suedia vendos të anëtarësohet në NATO, Shtetet e Bashkuara mund të garantojnë sigurinë e këtij vendi ndaj rrezikut të një sulmi nga Rusia, gjatë periudhës nga aplikimi deri tek antarësimi i plotë. Këtë e le të kuptohet ministrja e jashtme suedeze Ann Linde në një intervistë për mediat vendase.

Agjencia e lajmeve Reuters citon Linden të jetë shprehur e sigurtë se vendi i saj ka tashmë garanci nga amerikanët, edhe pse nuk dha detaje për çfarë garancie bëhet fjalë.

Të Mërkurën, ajo u takua me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në Uashington, me të cilin diskutoi për anëtarësimin e mundshëm të Suedisë në NATO.

Suedia dhe Finlanda pritet të aplikojnë në bllok për të qenë pjesë e aleancës ushtarake veri-atlantike. Për aplikimin, dy vendet pritet të vendosin në gjysmën e dytë të këtij muaji.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha muajin e kaluar se nëse vendosin, këto dy vende mund t’u nënshtrohen procedurave të përshpejtuara të anëtarësimit për shkak të sulmit rus në Ukrainë.

Dy vendet neutrale që pas luftës së dytë botërore po shqyrtojnë mundësinë e anëtarësimit në aleancë, pasi ndihen të pasigurta që pas  vendimit të Moskës për të goditur Ukrainën, që synonte të anëtarësohej në aleancë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.