SHBA, gjendet e vdekur në frigorifer ish-detektivja e Los Angeles

Një grua 87-vjeçare e cila është gjetur e vdekur brenda frigoriferit në garazhin e shtëpisë së saj në Kaliforninë Jugore ishte detektive në pension në Departamentin e Sherifit të Qarkut Los Angeles në SHBA njoftuan autoritetet të martën.

Miriam E. Travis doli në pension si rreshtere detektive në vitin 1990 pas 27 vitesh në departament, përfshirë 11 vite në Byronë e Vrasjeve.

“Zemrat tona janë thyer nga ky lajm dhe e gjithë familja LASD mban zi për humbjen e saj”, tha sherif Alex Villanueva në një deklaratë. Nuk ka asnjë të arrestuar që kur u zbulua trupi i pajetë të dielën në Riverside pasi një i afërm tjetër i kërkoi policisë të kontrollonte gruan e moshuar, njoftoi të hënën Riverside Press-Enterprise.

“Vajza dha deklarata jokonzistente për vendndodhjen e nënës së saj”, tha oficeri Javier Cabrera i Departamentit të Policisë Riverside.

(BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *