
NjĂ« GjykatĂ« e Apelit nĂ« SHBA refuzoi pĂ«rkohĂ«sisht kĂ«rkesĂ«n e njĂ« komiteti â qĂ« po heton trazirat e 6 janarit nĂ« Kongres â pĂ«r tĂ« pasur qasje nĂ« tĂ« dhĂ«nat e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« tĂ« ish-presidentit Donald Trump.
Vendimi pason dy ditĂ« pasi njĂ« gjykatĂ«se federale urdhĂ«roi qĂ« dokumentet tâi dorĂ«zohen Komitetit hetues. Komiteti, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga ligjvĂ«nĂ«s tĂ« DhomĂ«s sĂ« PĂ«rfaqĂ«suesve, po pĂ«rpiqet tĂ« zbulojĂ« nĂ«se Trumpi ka pasur njohuri paraprake pĂ«r trazirat.
Më 6 janar, mbështetësit e Trumpit e kishin sulmuar ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit po mblidheshin për të vërtetuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.
Trumpi ka refuzuar tĂ« pranojĂ« humbjen pĂ«rballĂ« presidentit Joe Biden nĂ« zgjedhjet e vitit tĂ« kaluar, duke pretenduar â pa prova â se ka pasur mashtrime masive nĂ« votime.
Hetimet po bëhen nga një komitet i ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila dominohet nga demokratët e presidentit Biden.
Paneli dëshiron të shohë të dhëna telefonike, regjistra të vizitorëve dhe dokumente të tjera të Shtëpisë së Bardhë, që mund të hedhin dritë mbi ngjarjet e 6 janarit.
Por, Gjykata e Apelit në Uashington vendosi ndalesë të përkohshme mbi urdhrin e një gjykate më të ulët për dorëzimin e dokumenteve të premten.
Gjykata e Apelit tha se do të caktojë një seancë për 30 nëntor.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al