SHBA hap kufijtë për të vaksinuarit

09:55 08/11/2021

Duke nisur që sot, SHBA ka rihapur kufijtë e saj për vizitorët e huaj, duke i dhënë fund bllokimit gati 20 mujor. Ndalimi u vendos nga ish-presidenti Donald Trump për shkak rritjes së shifrave të infektimeve nga Covid-19. Ky vendim preku qytetarët jo-amerikanë nga mbi 30 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet e BE-së.

Nga sot linjat ajrore presin një vërshim vizitorësh. Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit përpara se të fluturojnë, të marrin një rezultat negativ të testit Covid-19 brenda tre ditëve nga udhëtimi dhe të dorëzojnë informacionin e tyre të kontaktit. Ata nuk janë të detyruar të karantinohen.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *