SHBA heq në Nëntor karantinën për të huajt e vaksinuar

[embedded content]

15:56 21/09/2021

Përfitojnë vizitorët nga 33 vende, përfshirë BE-në

Nga nëntori, Shtetet e Bashkuara heqin karantinën për vizitorët e huaj të vaksinuar. Vendimi i administratës Biden parashikon hyrjen e lirë të turistëve nga 33 shtete, përfshirë vendet e Bashkimit Europian, Britaninë e Madhe, Izraelin, Kinën e Brazilin.

Por edhe pse të vaksinuar, të huajt duhet të paraqesin dëshminë e testit negativ ndaj COVID-19ës kryer deri 72 orë para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara. E sigurt është se portat e hapura i kanë vizitorët e huaj të vaksinuar me dozat e Pfizer, Modernës e Johnson&Johnson, të certifikuara nga autoriteti amerikan i barnave.

Mbetet për t’u qartësuar nëse do të lejohet hyrja e të vaksinuarve me dozat e vaksinave të tjera si Astra Zeneca që nuk ka marrë rekomandim për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara, e cila megjithatë është përdorur gjerësisht për imunizimin e popullatës në Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian.

Brukseli e përshëndeti vendimin e Uashingtonit. Sakaq, sipas të dhënave të universitetit Xhons Hopkins, numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara kapërceu bilancin e vdekjeve që shkaktoi gripi spanjoll i vitit 1918 në këtë vend, 675 mijë të vdekur.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *