SHBA heq vizat për qytetarët kroatë

17:40 24/10/2021

Kroacia anëtarësohet në programin e heqjes së vizave, qytetarët mund të udhëtojnë për turizëm dhe biznes në SHBA

Qytetarët kroatë mund të udhëtojnë pa viza drejt Shteteve të Bashkuara. Ambasada amerikane në Zagreb njofton se Kroacia tashmë është zyrtarisht e anëtarësuar në Programin e Heqjes së Vizave.

Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve (ESTA) vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes dhe mund të qëndrojnë atje jo më shumë se 90 ditë.

Programi për Heqjen e Vizave është një partneritet gjithëpërfshirës i sigurisë midis SHBA-së dhe shteteve pjesëmarrëse, por duke mbrojtur sigurinë kombëtare amerikane.

Shtetet që duan të bëhen pjesë e këtij programi duhet të përmbushin kritere në fushën e kundër-terrorizmit, atë të zbatimit të ligjit, të emigracionit, sigurisë së dokumenteve dhe menaxhimit të kufijve.

Po ashtu, për për t’u bërë pjesë e këtij programi duhet që aplikimet e refuzuara për viza duhet të jetë nën 3%. Këtë kriter Kroacia e ka përmbushur së fundmi.

Autorizimet për udhëtime që qytetarët marrin nga Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve zakonisht vlejnë për dy vjet. Udhëtarët me vizat e lëshuara B1/B2 tashmë mund t’i përdorin ato për të udhëtuar në SHBA.

Aktualisht janë tre shtete anëtarë të  Bashkimit Evropian që SHBA-ja ende nuk ua ka hequr vizat, Rumania, Bullgaria dhe Qiproja.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *