
14:05 20/04/2022
Spanja heq gjithashtu detyrimin e mbajtjes së maskave për ambientet e mbyllura
Qytetarët amerikanë nuk do të duhet të mbajnë më maskat teksa përdorin transportin publik.
Menjëherë pas vendimit të ri të një gjykate fedarele të Floridas, në SHBA të gjitha kompanitë ajrore si American Airlines, United Airlines dhe Delta Air Lines, lehtësuan rregullat.
Por pavarësisht heqjes së detyrimit për mbajtjen e maskës shumica e këtyre qytetarëve në aeroportin kombëtar të Uashingtonit, Ronald Reagan, u panë duke mbajtur maska. “Nuk kam asnjë problem me të. E mbaj për të mirën time, për shëndetin tim, ndaj nuk e kam aspak problem mbajtjen e maskës”.
Por SHBA nuk është i vetmi shtet që po heq detyrimin për mbajtjen e maskës pasi edhe Spanja po u thotë atyre lamtumirë. Duke filluar nga kjo e mërkurë, mbajtja e maskës do të jetë detyrim vetëm për transportin publik, azilet dhe spitalet. Por nuk do të jetë më e nevojshme të vihet maskë brenda shkollave, qendrave tregtare, kinemave, teatrove, muzeve, bareve, restoranteve, klubeve të natës dhe palestrave.
Por pavarësisht vendimit të qeverisë spanjolle, ekspertët e shëndetësisë u bëjnë ende thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mbajnë maskën aty ku ka grumbullime njerëzish.
Klan News