SHBA, inflacioni në nivelin më të lartë që nga 1981

21:20 13/04/2022

Zbehja e fuqisë blerëse dhe ulja e kursimeve do të fillojë të ulë cilësinë e jetës për amerikanët

Inflacioni në SHBA u rrit gjatë muajt Mars, me gati 8.5% duke arritur nivelin e tij më të lartë që nga Dhjetori 1981. Të dhënat e fundit janë një rikujtues tjetër se inflacioni ka qenë vazhdimisht i lartë, gjë që do të garantonte rritje më agresive të normave të Rezervës Federale të SHBA.

Indeksi i Çmimeve të Konsumiti ishte 1.2% muajin e kaluar duke rritur koston e energjisë, jetesës dhe ushqimit për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.5% në Mars, shumë herë më lart sesa një vit më parë.

Guvernatori i Rezervës Federale të SHBA, Lael Brainard është shprehur se me rëndësi parësore është ulja e inflacionit, duke vënë në dukje se banka qendrore është e përgatitur të ndërmarrë veprime më të forta.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden fajësoi presidentin rus, Vladimir Putin duke u shprehur se buxheti i amerikanëve po tkurret nga rritja e çmimeve. Mediat raportojnë se zbehja e fuqisë blerëse dhe ulja e kursimeve do të ndikojnë në cilësinë e jetës për amerikanët, sepse familjet janë të detyruara të marrin vendime të vështira buxhetore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com