SHBA-ja dhe Iraku dakordohen që të zvogëlojnë numrin e trupave amerikane

Bagdadi dhe Washington-i zyrtar ranë dakord për zvogëlimin e trupave luftarake amerikane në dy baza ushtarake në Irak deri në fund të shtatorit.

Sipas një deklarate të ushtrisë irakiane, vendimi u mor dje gjatë një takimi të komitetit të përbashkët ushtarak në Bagdad, i cili gjithashtu konsideroi zhvendosjen e koalicionit ndërkombëtar në Irak në një rol jo-luftarak deri në fund të këtij viti.

Numri i trupave do të zvogëlohen në bazat amerikane në provincën perëndimore Anbar dhe provincën veriore Erbil.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se prania e trupave amerikane dhe të huaja në Irak bazohet në ftesën e qeverisë irakiane.

Në muajin prill, Washington-i dhe Bagdadi njoftuan se forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA kanë zhvendosur fokusin e misionit të tyre nga luftimet në këshillimin dhe trajnimin e forcave irakiane.

SHBA ka udhëhequr një koalicion ndërkombëtar që nga viti 2014 për të luftuar grupin terrorist DEASH, i cili pushtoi pothuajse një të tretën e territorit të Irakut në vitin 2014.

Megjithatë, organizata terroriste në vitin 2017 u mund nga ushtria e Irakut, me ndihmën e koalicionit të udhëhequr nga SHBA.

Në Irak ndodhen 3.000 pjesëtarë të forcave të koalicionit dhe 2.500 trupa amerikane.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *