SHBA-ja i bashkohet sërish UNESCO-s

A picture taken on October 12, 2017 shows the logo of the United Nations Educational, Scientific and Cultural Organisation (UNESCO) headquarters in Paris.
The United States said on October 12, 2017 that it was pulling out of the UN’s culture and education body, accusing it of “anti-Israel bias” in a move that underlines Washington’s drift away from international institutions. / AFP PHOTO / JACQUES DEMARTHON

23:38 30/06/2023

Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar UNESCO-s, nga e cila u larguan gjatë administratës Trump, pavarësisht kundërshtimit nga Rusia dhe Kina.

Ish-presidenti Donald Trump njoftoi në vitin 2017 se po tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga UNESCO, duke e akuzuar organizatën për paragjykim ndaj Izraelit. Vendimi ka hyrë në fuqi në vitin 2018.

Një seancë e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votoi sot me shumicë dërrmuese për kthimin e Shteteve të Bashkuara. Gjithsej 132 anëtarë votuan pro, 10 kundër dhe 15 abstenuan.

UNESCO me bazë në Paris është organizata arsimore, shkencore dhe kulturore e Kombeve të Bashkuara.

Puna e saj përfshin përpilimin e një liste të vendeve të trashëgimisë botërore, mbrojtjen e lirisë së shtypit, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe zbatimin e programeve arsimore.

Zërat kundërshtues përfshinin Iranin, Sirinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Rusinë, delegatët e të cilëve dukej se po përpiqeshin të vononin votimin përmes disa deklaratave mbi procedurën dhe amendamentet.

Kjo shkaktoi një fund të kontributeve sipas ligjit të SHBA-së, duke çuar në njoftimin formal të tërheqjes gjashtë vjet më vonë./Klankosovatv.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts