SHBA-ja i bën thirrje Koresë së Veriut të ndalojë lëshimin e raketave

21:20 24/10/2021

I dërguari amerikan Sung Kim i ka bërë thirrje Koresë së Veriut të përfshihet në bisedime

SHBA-ja i ka bërë thirrje Koresë së Veriut që t’i japë fund një serie testimesh të raketave që ka kryer së fundmi dhe t’i kthehet bisedimeve.

Duke folur me gazetarët pas takimit me homologun e tij të Koresë së Jugut në Seul, diplomati amerikan Sung Kim tha se Uashingtoni nuk ka qëllim armiqesor ndaj Penianit se Koreja e Veriut duhet të angazhohet në bisedimet e paqes.

“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë këto provokime dhe aktivitetet e tjera destabilizuese dhe të angazhohet në dialog”, tha Sung Kim, zyrtari kryesor për çështjet e Koresë së Veriut.

Peniani deri më tani ka hedhur poshtë propozimet e SHBA-së, duke akuzuar Uashingtonin dhe Seulin se po flasin për diplomacinë, ndërkohë që nxisin tensionet me aktivitetet e tyre ushtarake.

Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden ka thënë vazhdimisht se është e hapur për bisedime me Korenë e Veriut.

Megjithatë Koreja e Veriut ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po e teprojnë me reagimin e tyre për lëshimin e raketave të cilat Peniani i quajti vetëmbrojtëse dhe vuri në dyshim sinqeritetin e ofertave të Uashingtonit për bisedime, duke paralajmëruar pasojat.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka fajësuar politikat e SHBA-së ndaj kombit të tij.

Ai u takua tre herë me ish-Presidentin amerikan Donald Trump, por bisedimet e tyre nuk arritën kurrë në  një marrëveshje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *