SHBA-ja mund ta verë nën kontroll pandeminë më 2022

23:20 25/08/2021

Anthony Fauci: Pandemia mund të vihet nën kontroll nëse më shumë qyetarë vaksinohen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta vendosin nën kontroll pandeminë e COVID-19 në fillim të vitit të ardhshëm nëse pjesa më e madhe e qytetarëve vaksinohen.

Kështu deklaron eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi qeveria federale dha miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNtech, duke  e kthyer në vaksinën e parë e cila parandalon COVID-19.

Ai shtoi se edhe vaksina e Modernës do të marrë miratimin e plotë dhe të bëhet brenda kësaj jave. Ushtria amerikane, disa biznese, universitete dhe organizata të tjera kanë filluar ta bëjnë vaksinimin të detyrueshëm.

Shtetet e Bashkuara po luftojnë një valë tjetër rastesh për shkak të variantit shumë ngjitës të Delta. Shtrimet në spital dhe vdekjet po rriten gjithashtu, veçanërisht në Florida, Misisipi, Luiziana, Teksas dhe pjesë të tjera të Jugut të SHBA.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po përgatitet të sigurojë dozat e treta “përforcuese” duke filluar nga mesi i Shtatorit për amerikanët që morën vaksinimin e tyre COVID-19 më shumë se tetë muaj më parë.

Më herët Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kërkoi nga sektori privat dhe qeveritë lokale që t’i urdhërojnë punonjësit e tyre që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *