SHBA-ja përsërit thirrjen për dialog me Korenë e Veriut

SHBA-ja sot përsëriti thirrjen për dialog me Korenë e Veriut dhe tha se Washington-i nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Phenianit, sipas mediave lokale.

Duke folur në një samit të të dërguarve kryesorë bërthamorë të Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së të mbajtur në Tokio, i dërguari special i Washington-it për Korenë e Veriut, Sung Kim, tha se vendi i tij dëshiron të zgjidhë të gjitha çështjet me Korenë e Veriut përmes negociatave.

“Siç e kemi bërë të qartë në mënyrë të përsëritur, Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë qëllim armiqësor me RPDK-së (Republika Popullore Demokratike e Koresë)”, citoi Agjencia e Lajmeve Yonhap me qendër në Seul të ketë thënë Sung.

Ai përsëriti thirrjet e tij që Koreja e Veriut t’i kthehet dialogut, ndërsa vuri në dukje se zhvillimet e fundit në Veri shërbyen si një kujtesë e rëndësisë së bashkëpunimit të ngushtë midis SHBA-së dhe aleatëve të saj, sipas lajmit të agjencisë.

Negociatori bërthamor i Koresë së Jugut, Noh Kyu-duk dhe homologu i tij japonez, Takehiro Funakoshi morën pjesë gjithashtu në takim.

Takimi u mbajt pasi Koreja e Veriut njoftoi të hënën se kishte testuar një lloj të ri të  raketës kryqëzuese me rreze të gjatë ne fundjavë.

“Ne shpresojmë që RPDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ofertave tona të shumta për t’u takuar pa parakushte”, tha i dërguari amerikan, duke shtuar se Washington-i gjithashtu do të vazhdojë të zbatojë plotësisht të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndaj Veriut.

Në një deklaratë të hënën, Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane tha se Akademia e Shkencës së Mbrojtjes e vendit testoi me sukses modelin e ri të raketës kryqëzuese me rreze të gjatë të shtunën dhe të dielën.

“Raketat kryqëzuese me rreze të gjatë udhëtuan për 7.580 sekonda (126 minuta) përgjatë një orbite fluturimi oval me modelin 8 në ajër mbi tokën dhe ujërat territoriale të RPDK-së dhe goditën objektivat 1.500 kilometra (932 milje) larg”, thuhej në deklaratë.

Testi i fundit i raketave erdhi pas stërvitjeve të përbashkëta ushtarake SHBA-Kore e Jugut të muajit të kaluar të kundërshtuar nga Pheniani, të cilat i quajtën ato “një kërcënim për sigurinë e tyre”.

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake erdhën një muaj pasi Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut rivendosën linjat ndërkufitare të komunikimit të ndërprera nga Pheniani në qershor të vitit të kaluar.

Koreja e Veriut ndërpreu komunikimin me Korenë e Jugut dhe gjithashtu hodhi në ajër zyrën ndërlidhëse ndërkoreane përgjatë kufirit në qershor 2020.

Më herët në janar, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden mori detyrën, Pheniani kreu një test të raketave kryqëzuese, ndërsa më vonë në mars, përsëri testoi një raketë të re taktike balistike me rreze të shkurtër.

Duke reaguar ndaj lëvizjes së Koresë së Veriut, Biden paralajmëroi se do të kishte “përgjigje” nëse Koreja e Veriut vazhdon me përshkallëzime të tilla.

Në përgjigje, Koreja e Veriut tha se Washington-i mund të përballet me “ngjarje të padëshirueshme” nëse vazhdon provokimet dhe “armiqësinë e zakonshme” kundër Phenianit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *