SHBA jep alarmin: Rusia sulmon brenda 48 orëve

00:17 24/02/2022

Parlamenti i UkrainĂ«s miraton gjendjen e emergjencĂ«s 

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është çështje orësh. Mediat amerikane duke iu referuar burimeve nga inteligjenca amerikane kanë raportuar se orët e ardhshme në Ukrainë priten zhvillime dramatike, ndërkohë Shtëpia e Bardhë informoi qeverinë ukrainase për një pushtim të mundshëm rus brenda 48 orëve të ardhshme.

Dy burime nga agjencitĂ« amerikane tĂ« zbulimit i thanĂ« televizionit CNN se trupat ruse nĂ« fakt kanĂ« kaluar kufirin nĂ« rajonin e Donbasit qĂ« kur Putini njohu si tĂ« pavarura dy rajonet dhe lĂ«shoi ​​urdhrin pĂ«r dislokimin e “paqeruajtĂ«sve”.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan që ka dijeni për raportet e fundit të agjencive të zbulimit, Rusia ka dislokuar të ashtuquajturat batalione të grupeve taktike, formacioni kryesor luftarak i Rusisë, secila prej të cilave përfshin mesatarisht rreth 800 trupa.

Aleatëve të NATO-s u është dhënë një informacion i ngjashëm i zbulimit amerikan që paralajmëron një sulm të afërt.

Satelitët perëndimorë të monitorimit konstatojnë shtim të mëtejshëm të trupave ruse në kufijtë me Ukrainën, një shenjë që paralajmëron edhe rritjen e rrezikut për nisjen e ndërhyrjes ruse në fqinjin perëndimor.

Ndërkohë Parlamenti i Ukrainës ka miratuar këtë të mërkurë shpalljen e gjendjes së emergjencës në vend , përballë rrezikut të një sulmi të mundshëm rus.

Miratimi i kĂ«tij projektligji i ofron  mundĂ«si autoriteteve qĂ« tĂ« kryejnĂ« kontrolle tĂ« dokumenteve personale dhe i jep qeverisĂ« kompetenca shtesĂ« pĂ«r shpalljen e orareve tĂ« shtetrrethimit.

Rezervistët ushtarak nuk do të lejohen të largohen nga vendi. Përballë këtij rreziku, Perëndimi po ofron mbështetje pa kufi për Ukrainën.

Qytetarëve ukrainas që jetojnë në Rusi ju bë thirrje të ktheheshin menjëherë në atdhe, ndërsa Moska filloi evakuimin e ambasadës së saj në Kiev.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.