SHBA, kërkohet vaksinimi i detyrueshëm për mësuesit

Kryekëshilltari për shëndetësinë i presidentit amerikan Joe Biden dhe drejtori i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Dr. Anthony Fauci, tha se vaksinimi për mësuesit duhet të bëhet i detyrueshëm në mënyrë që të mund të mbrohen nga koronavirusi i ri (COVID-19) fëmijët që janë shumë të vegjël për t’u vaksinuar.

Në një vlerësim në televizionin MSNBC, Fauci, tha se “Kemi humbur më shumë se 615 mijë njerëz dhe ndodhemi në mesin e një vale të madhe teksa do të hymë në sezonin e shkollës në vjeshtë. Situata është shumë serioze”.

“Legjislacioni për vaksinimin e detyrueshëm nuk do të bëhet nga qeveritë federale, por nga ato të shteteve dhe ato lokale”, tha Fauci, i cili u shpreh se parashikon që administratat lokale do të përhapin vaksinimin e detyrueshëm pasi Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave “shumë shpejt” të japë miratimin e plotë për vaksinat e COVID-19.

Rriten rastet me COVID-19 tek fëmijët

Në javën e fundit në SHBA me COVID-19 janë prekur 94 mijë fëmijë. Kjo shifër reflekton rritje me 34 për qind në krahasim me një javë më parë.

Ndërsa Akademia Amerikane e Pediatrisë njoftoi se 15 për qind të rasteve të reja javën e kaluar në SHBA e përbëjnë fëmijët.

Ekspertët theksojnë se fëmijët janë grupmosha që e kalojnë më lehtë COVID-19. Norma e fëmijëve që kanë humbur jetën për shkak të pandemisë së 43 shtete të SHBA-së është 0 deri 0,26 për qind.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *