SHBA kërkon marrëdhënie të mira me Rusinë

23:51 29/06/2021

Antony Blinken për “La Repubblica”: Uashingtoni përgjigjet nëse Rusia vijon të jetë agresive

Shtetet e Bashkuara shpresojnë për marrëdhënie më të qëndrueshme me Rusinë, por nëse kjo e fundit vazhdon të jetë “agresive”, atëherë Uashingtoni do të përgjigjet.

Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se nëse Moska ndërmerr veprime të pamatura edhe SHBA-të do të marrin masa jo për qëllime konflikti, por sepse Amerika do të mbrojë interesat dhe vlerat e saj.

Blinken, i cili ishte në Romë për një takim mbi përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar milicinë islamike  iu referua sulmeve kibernetike SOLARWIND dhe përpjekjes për të helmuar kritikun e burgosur të Kremlinit Alexei Navalny.

Sipas Blinken, samiti i fundit i NATO-s e përcaktoi Kinën si një kërcënim strategjik në shumë fusha. Ai gjithashtu u shpreh se Italia kishte bërë përpjekje të rëndësishme në hartimin e legjislacionit që synon mbrojtjen e rrjetit të saj 5G nga “tregtarët e pabesueshëm” dhe se ajo duhet të vazhdojë të kryejë kontrolle nëse investimet nga vendet e tjera arrijnë.

Shtetet e Bashkuara kanë lobuar në Itali dhe aleatët e tjerë evropianë për të shmangur përdorimin e pajisjeve të bëra nga Huawei në rrjetet e tyre të gjeneratës së ardhshme, duke thënë se kompania kineze mund të përbëjë një rrezik të sigurisë. Gjigandi teknologjik Huawei gjithnjë ka hedhur poshtë akuzat.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *