SHBA, Kerry: Zëri i papa Françeskut më i rëndësishëm se kurrë për çështjen e klimës

Papa është një prej zërave më të mëdhenj të arsyes dhe një autoritet moral bindës për çështjen e krizës klimatike dhe zëri i tij sot është më i rëndësishëm se kurrë përballë emergjencave mjedisore që prekin planetin, theksoi Johns Kerry, korrespondent special i presidentit amerikan për klimën, në një intervistë në faqen e internetit të Selisë së Shenjtë “Vatican News”, pas takimit sot në Vatikan me papa Françeskun.

Kerry e cilësoi papën si një “pararendës” që parashikon kohën. Encikliku i tij Laudato është në fakt një dokument shumë, shumë i fuqishëm, elokuent dhe shumë bindës nga pikëpamja morale.

“Dhe unë mendoj se zëri i tij do të jetë shumë i rëndësishëm që do të na shoqërojë deri në Konferencën e Glasgow, në të cilën besoj se ai synon të marrë pjesë”, theksoi Kerry.

“Ne kemi nevojë për të gjithë në këtë betejë. Të gjithë udhëheqësit e botës duhet të bashkohen dhe çdo vend duhet të bëjë pjesën e tij”, shtoi ai/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *