SHBA largohet nga Afganistani/ “Shembull për të gjithë xhihadistët”, Al Kaeda uron për ‘fitoren’ talebanët: Çlirohuni nga hegjemonia amerikano-perëndimore

Disa orë pas tërheqjes përfundimtare të SHBA nga Afganistani, Al Kaeda i ka dërguar urimet e saj talebanëve për atë që e cilësojnë fitore.

“Është një mësim dhe një shembull për të gjithë xhihadistët”, thuhet në deklaratën në anglisht dhe arabisht të raportuar nga Site, faqe që monitoron ekstremizmin islamik në internet.

Grupi terrorist gjithashtu u bën thirrje “masave” në Evropë dhe Azinë Lindore të “çlirohen nga hegjemonia amerikano-perëndimore”.

Ditën e sotme ishte afati i fundit që ushtria amerikane duhej të largohej nga Afganistani, ndërkohë që talebanët festuan në rrugë pas largimit të trupave të SHBA-ve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *