SHBA: Lehtësimi i kufizimeve nxit paralajmërim të ri për terrorizëm

08:50 15/05/2021

Lehtësimi i vazhdueshëm i kufizimeve nga pandemia e koronavirusit i ka bërë zyrtarët amerikanë të antiterrorizmit të shqetësohen se një mjedis gjithnjë e më i hapur mund ta bëjë më të lehtë për ekstremistët të përpiqen të ndërmarrin sulme të reja në të gjithë vendin.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) të Premten paralajmëroi të premten se situata e kërcënimeve është “gjithnjë e më komplekse dhe e paqëndrueshme.”

“Ekstremistët e dhunshëm mund të kërkojnë të shfrytëzojnë lehtësimin e kufizimeve të COVID-19 në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të kryer sulme kundër një game më të gjerë objektivash pasi kapacitetet e mëparshme publike kufizuan mundësitë për sulme vdekjeprurëse”, sipas buletinit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Njoftimi nuk përmend ndonjë kërcënim konkret, por vëren se një sërë ekstremistësh të motivuar ideologjikisht – përfshirë ata të klasifikuar si Ekstremistë të Dhunshëm të Brendshëm dhe ekstremistë të dhunshëm të motivuar nga raca ose etnia- historikisht kanë vënë në shënjestër objektet fetare, tubime të mbushura me njerëz dhe ambiente qeveritare.

Po ashtu paralajmërohet se një sërë ekstremistësh kanë vazhduar të nxisin propaganda të tyre në një larmi faqesh në internet dhe media sociale dhe se një numër linjash në rritje në internet po përpiqen të shfrytëzojnë “pakënaqësitë për drejtësinë racore dhe shqetësimet për përdorimin e forces nga policia”.

Ndërsa disa nga këto fushata po nxiten nga lojtarë ekstremistë të brendshëm, të tjera po ushqehen nga përtej detit, si nga grupe terroriste si Shteti Islamik dhe al-Kaida, edhe nga vende si Rusia dhe Kina.

“Ne këshillojmë publikun të jetë vigjilent ndaj kërcënimeve të vazhdueshme ndaj Shteteve të Bashkuara, përfshirë ato të paraqitura nga terrorizmi i brendshëm, dhuna e bazuar në pakënaqësi dhe ato të frymëzuara ose të ndikuara nga terroristë të huaj dhe ndikime të tjera keqdashëse të huaja”,tha Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas në një deklaratë.

“Në këtë mjedis kërcënimi në zhvillim, DHS po dyfishon përpjekjet për të identifikuar dhe shkatërruar të gjitha format e terrorizmit të huaj dhe të brendshëm dhe dhunën, ndërsa mbron privatësinë, të drejtat civile dhe liritë civile”, tha ai.

Njoftimi i sistemit të përditësuar të alarmit për terrorin vjen vetëm disa ditë pasi DHS bëri të ditur se kishte krijuar një njësi të re posaçërisht për t’u përqëndruar në ekstremizmin e dhunshëm të brendshëm.

Njësia, e vendosur brenda Zyrës së Departamentit të Zbulimit dhe Analizës, synon të mobilizojë “ekspertizën e nevojshme për të prodhuar informacion zbulimi solid, në kohë të nevojshme për të luftuar kërcënimet e paraqitura nga terrorizmi i brendshëm dhe dhuna me një objektiv të caktuars”, sipas një deklarate të DHS-së të martën e kaluar.

Një raport në fillim të këtij viti i Zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar paralajmëroi se kërcënimet më të mëdha me të cilat përballet vendi burojnë nga brenda dhe se ekstremistët me bazë në SHBA mund të përpiqen të kryejnë sulme kundër objektivave civilë dhe qeveritarë.

Frika se lehtësimi i kufizimeve të COVID-19 mund t’i hapë rrugë një valë të re të incidentesh terroriste është diçka për të cilën disa ekspertë dhe analistë kanë paralajmëruar për muaj me radhë.

“Sapo kufizimet e COVID-it të fillojnë të lehtësohen dhe në disa raste, të hiqen, do të shohim njerëz të shfaqen nga të gjitha drejtimet,” tha Colin Clarke, drejtori i politikës dhe kërkimeve në Grupin Soufan, një firmë konsulence për zbulimin dhe sigurinë, në një forum në shkurt të këtij viti.

“Do të shohim përshpejtimin e lidhjeve, rekrutimit, mbledhjes së fondeve dhe financimit. Dhe do të shohim sapo njerëzit të fillojnë të udhëtojnë seriozisht përsëri, kontaktet personale”./VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *