SHBA, lehtësira për personat e vaksinuar

19:50 09/03/2021

Mund të heqin edhe maskat në takime me të tjerët

Vaksinimi anti-COVID po shënon hapat e parë drejt rikthimit në jetën normale si para pandemisë në vendet me ritme të përparuara të imunizimit. Qendra kombëtare për parandalimin e sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ka hartuar të parën strategji në rreth një vit, ku parashikohen rastet kur mbajtja e maskës dhe distanca sociale nuk janë të nevojshme.

“Qendra për parandalimin e sëmundjeve rekomandon se personat plotësisht të vaksinuar mund të takohen në ambiente të mbyllura të tjerë persona të vaksinuar, pa maska dhe pa mbajtur distancë sociale”.

Megjithatë, teksa 90% e popullsisë ende nuk është plotësisht e imunizuar, rregullorja parashikon që edhe të vaksinuarit duhet të mbajnë maska në të gjitha ambientet ku ekziston mundësia që ata të përballen me persona që nuk kanë marrë ende injeksione. Studimet kanë treguar të vaksinuarit mund ta përcjellin infeksionin tek të pavaksinuarit.

Disa ekspertë janë kategorikisht kundër heqjes së maskave nga të vaksinuarit, pasi thonë se mutacionet mund ta kapërcejnë mbrojtjen nga vaksinat aktuale dhe kanë paralajmëruar autoritetet se vendi mund të përballet me një valë të katërt përhapjeje. 24 orëshi i fundit shënoi rritje të ndjeshme të infektimeve ditore në mbi 98 mijë raste nga mesatarisht 50 mijë gjatë ditëve të fundit. Tendencë rritjeje ka në të gjithë Europën.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *