SHBA: Lufta mund të përfundojë nesër në qoftë se…

shba lufta mund te perfundoje neser ne qofte se
shba lufta mund te perfundoje neser ne qofte se

23:48 01/06/2022

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Uashington DC është shprehur se lufta në Ukrainë mund të përfundojë nesër nëse Rusia do të vendosë që t’i japë fund agresionit të saj.

“Por ne nuk shohim asnjë shenjë për këtë tani”, shtoi ai.

Blinken tha se ka të ngjarë të ketë ende shumë muaj konflikt, ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj në lindje të Ukrainës.

Gjatë ditës së sotme, Shtetet e Bashkuara ranë dakord të sigurojnë raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilat mund të arrijnë objektiva deri në 70 km (45 milje), pasi kanë marrë garanci se armët nuk do të përdoren për të sulmuar objektivat brenda Rusisë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts