SHBA: Mbështesim Macron në negociatat me Putin

16:09 09/02/2022

Papa: Shmangni konfliktin, lufta është çmenduri

Presidenti amerikan Joe Biden e sheh me optimizëm angazhimin e homologut francez Emmanuel Macron në ndërmjetësimin e një zgjidhjeje paqësore me Rusinë për krizës e Ukrainës. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do të bashkojë forcat me shefin e Elizesë në këto përpjekje.

“Pres që presidenti të angazhohet së shpejti me zotin Macron. Jemi të inkurajuar nga çdo përpjekje diplomatike. Por s’mund të bëjmë asnjë parashikim se çfarë do të bëjë presidenti Putin. Nuk kemi asnjë kontroll mbi lëvizjet e radhës të Rusisë”, tha zëdhënësja Psaki.

Edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka shpresë tek angazhimi i Macronit, edhe pse nuk i beson shumë fjalëve të Vladimir Putinit se nuk ka për qëllim të hapë luftë në Ukrainë.

“Në përgjithësi nuk u besoj fjalëve. Vladimir Putin është njeri prej të cilit mund të pritet gjithçka”.

Zelenski kërkoi nga Macron që modelin e takimeve, të njohur si “Formati i Normandisë”, një prej të cilëve do të zhvillohet të Enjten mes diplomatësh për Ukrainën, ta organizojë së shpejti në nivel liderësh ku të jetë i pranishëm edhe ai përballë Putinit.

Ndërsa në Papa Françesku, në një fjalinë në selinë e shenjtë, bëri thirrje për shmangien e konfliktit të armatosur në Ukrainë, pasi siç tha “Lufta është çmenduri”.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.