SHBA mbështet Gjykatën Speciale

08:19 27/03/2021

DASH: Gjykata thelbësore për sundimin e ligjit dhe integrimin

Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Gjykatën Speciale që po gjykon për krime lufte disa prej ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hasim Thaçi.

Departamenti i Shtetit tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar “ka besimin e plotë të qeverisë amerikane” një ditë pasi një shoqatë e ish-luftëtarëve i kërkoi presidentit Joe Biden të tërhiqte mbështetjen.

Gani Shehu, një ish anëtar i Batalionit Atlantiku, i shkroi më 24 Mars presidentit Biden jo vetëm të tërhiqte mbështetjen por edhe të ushtronte trysni që selia e gjykatës të zhvendosjes nga Haga në Prishtinë.

Zoti Shehu tha se vendet europiane po e përdornin gjykatën për të dëmtuar lidhjen midis ShBA-së dhe Kosovës.

As Shtëpia e Bardhë dhe as Departamenti i Shtetit nuk komentojnë në lidhje me procesin ndaj ish-presidentit Thaçi. Por përjashtohet çdo veprim kundër gjykatës, ndërsa i kërkohet Kosovës ta mbështesë punën prokurorisë dhe gjykatës.

Ne vazhdojmë të besojmë se institucionet e Kosovës duhet të kenë mbështetje të plotë dhe të qartë për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Kjo është thelbësore për sundimin e ligjit, drejtësinë dhe llogaridhënien në Kosovë, si dhe integrimin e mëtejshëm të vendit në familjen Euro-Atlantike e komunitetin ndërkombëtar,” shton zëdhënësi.

Një prej kritikëve të Gjykatës është edhe kryeministri i ri, Albin Kurti, i cili beson se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të shqyrtohen nga një gjykatë e Kosovës. Kurti, një prej rivalëve më të mëdhenj politikë të ish-presidentit Thaçi, tha se akuzat e ngritura janë të pabesueshme.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *