SHBA mbështet Tiranën e Shkupin për negociatat

16:02 19/12/2021

Escobar: Integrimi sjell përparim e stabilitet

I dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar thotë se Uashningtoni po punon me aleatet evropiane për hapjen e negociatave me Tiranën e Shkupin.

“Mungesa e perspektivës evropiane ka qenë një nga faktorët kryesore të destabilitetit të rajonit. Unë mendoj se duhet të rikthejmë angazhimin  për anëtarësim ne familjen evropiane të këtyre shteteve. Kjo e bën çdo shtet me të përparuar më demokratik dhe me institucione më të qëndrueshme se më parë.

Ky qëndrim është në thelb të diplomacisë tonë ndaj ne po punojmë me aleatet tanë evropiane që ta bëjmë realitet këtë premtim. Me Serbinë u hapën së fundmi kapituj të tjerë negociatash, në Malin e Zi kemi një përfshirje më të madhe dhe ka synime të qarta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Escobar i tha CNN se Shtetet e Bashkuara duan qe të luftojnë korrupsionin ne Ballkanin Perëndimor  të maskuar me gjuhë etnike.

“Nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, 4 po bëjnë përparim të mirë drejt anëtarësimit  në Bashkimin Evropian. Nga të gjitha këto, Bosnja është në situatën më të keqe për shkak te nivelit te korrupsionit që është i ngjashëm me atë të Bjellorusisë”.

Escobar tha se Evropa duhet të vijojë të konsiderojë politiken e shkopit dhe jo vetëm një karotës për sanksione ndaj atyre që minojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.