SHBA, mbi 543 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 543.849, prej të cilëve 854 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 29.923.370, me 53.234 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,64 milionë raste të konfirmuara dhe 57.798 të vdekur.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 128 milionë persona.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, njoftoi se në të gjithë vendin numri personave të vaksinuar ka tejkaluar shifrën 128 milionë e 217 mijë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga CDC, në SHBA, 83 milionë e 930 mijë persona kanë marrë dozën e parë, ndërsa 45 milionë 533 mijë të tjerë dozën e dytë.

Pas SHBA-së, e cila renditet e para në botë për nga numri i rasteve dhe vdekjeve në pandemi, renditen Brazili me mbi 12 milionë e 130 mijë raste dhe India me mbi 11 milionë e 734 mijë raste.

Ndërkohë, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë ka shkuar në afro 199 mijë, ndërsa në Brazil afro 298 mijë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *