SHBA, mbi 551 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 551.005, prej të cilëve 917 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 30.394.810, me 62.049 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,66 milionë raste të konfirmuara dhe 59.128 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 96 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 53 milionë dozën e dytë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *