SHBA, mbi 82 milionë doza vaksinash kundër COVID-19 përfunduan në koshat e mbeturinave

Rreth 82.1 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) përfunduan në plehra në SHBA.

Sipas raportit të NBC, nga dhjetori 2020 deri në mes të majit të këtij viti, 82.1 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë hequr nga përdorimi në farmaci në të gjithë vendin.

Kjo është 11 për qind e sasisë totale që qeveria federale u ka dhënë shteteve federale në luftën kundër COVID-19.

Në Oklahoma dhe Alaska rreth 28 për qind e vaksinave përfunduan në mbeturina.

Thuhet se vaksinat përfunduan në kosha plehrash për shkak të afatit të kufizuar të përdorimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.