SHBA mbron aleatët ndaj presioneve të Phenian-it

shba mbron aleatet ndaj presioneve te phenian it
shba mbron aleatet ndaj presioneve te phenian it
[embedded content][embedded content]

18:14 13/11/2022

Biden: Ne përballemi me sfida reale, por jemi më të bashkuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut u zotuan më 13 Nëntor për përgjigje të unifikuar dhe të koordinuar ndaj kërcënimit që paraqesin programet bërthamore dhe të raketave balistike të Koresë së Veriut. Biden tha se ky partneritet është “edhe më i rëndësishëm se kurrë më parë”, pasi që Koreja e Veriut po rrit provokimet.

Takimi u përqendrua në përshkallëzimet e fundit të liderit verikorean, Kim Jong Un, edhe pse Biden tha se tre liderët po ashtu diskutuan për forcimin e zinxhirëve të furnizimit dhe për ruajtjen e paqes në Ngushticën e Tajvanit. Tre shtetet kanë ofruar mbështetje për Ukrainën, që po përballet me agresionin rus.

Joe Biden: Ne përballemi me sfida reale, por shtetet tona janë më të bashkuara se kurrë, më të përgatitura se kurrë për t’iu bërë ballë këtyre sfidave.

Biden u takua veçmas me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, dhe me presidentin e Koresë së Jugut, Yun Suk Yeol, dhe më pas liderët u takuan së bashku para nisjes së  Samitit të Azisë Juglindore që u mbajt në Kamboxhia.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur muajt e fundit, me Penianin që vazhdon të shfaqë armët e tij dhe me SHBA-në dhe Korenë e Jugut që kanë intensifikuar ushtrimet e përbashkëta të mbrojtjes.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts