SHBA, mijëra të pastrehë do ta presin dimrin në rrugët e qyteteve

Në SHBA rreth 580 mijë njerëz të pastrehë do të mbesin në rrugë gjatë muajve të dimrit.

Rreth 580 mijë njerëz që jetojnë në rrugët e SHBA-së, e cila pësoi goditjen më të madhe gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19), do të kërkojnë një vend të ngrohtë për të qëndruar në muajt e ardhshëm të dimrit.

New Yorku me 80 mijë dhe Los Angelesi me 65 mijë, kanë popullatën më të madhe të të pastrehëve në vend. Ndërsa Washingtoni që është ‘zemra’ e vendit ka rreth 8 mijë të pastrehë.

Të pastrehët, të cilët jetojnë pranë vendeve të rëndësishme, si Shtëpia e Bardhë dhe Ndërtesa e Kapitolit, jetojnë në çadra gjatë verës.

Të pastrehët janë bërë pothuajse një realitet i vendit, kështu që shumë qytetarë nuk u kushtojnë më vëmendje atyre.

Me afrimin e dimrit, problemet e të pastrehëve nuk janë në asnjë axhendë të qeverisë që duhet të punojë për të mbrojtur këtë kategori të njerëzve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *