SHBA, mijëra zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarreve në Kaliforni

Më shumë se 13.500 zjarrfikës në shtetin amerikan të Kalifornisë po luftojnë me zjarret që kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë detyruar mijëra njerëz të largohen për në vend të sigurta.

Zjarri dhe tymi po përhapen në zonën pranë Kyburz të Kalifornisë. Zjarri në Caldor, i cili po përhapet për shkak të erërave, po shkon drejt vendbanimit të South Lake Tahoe, i cili është një destinacion i njohur turistik.

Vala e nxehtësisë dhe thatësira të lidhura me ndryshimet klimatike e kanë bërë më të vështirë luftimin e zjarreve. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike e kanë bërë rajonin shumë më të ngrohtë dhe më të thatë në 30 vitet e fundit dhe se do të vazhdojë ta bëjnë motin më ekstrem dhe zjarret më të shpeshta dhe më shkatërruese.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *