SHBA/ Ministrja Olta Xhaçka takon homologun egjiptian: Duhen forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve me interes të përbashkët





oltaxhacka

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar takim me homologun Egjiptian, Sameh Hassan Shoukry në kuadër të një vizite zyrtare në New York, SHBA.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se gjatë mandatit që Shqipëria ka marrë në Këshillin e Sigurimit në OKB, vendi ynë do ndërtojë baza solide mes dy vendeve dhe do forcojë marrëdhëniet në fushat me interes.

“Në New York, për javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku pata një takim mjaft pozitiv me Ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Sameh Hassan Shoukry. Vlerësova bashkëpunimin shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Egjiptit në organizata ndërkombëtare. Jam e bindur se gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, i cili nis në 1 janar 2022, ne do të ndërtojmë mbi këto baza solide dhe lidhjet historike mes dy vendeve, për të forcuar dhe zhvilluar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”- shkruan Xhaçka.

Xhaçka është pjesë e delegacionit shqiptar në SHBA, ku kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare.

Më herët ai ishte në Akademinë Ushtarake “West Point” në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura shqiptare. Pjesë e delegacionit është dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *