SHBA, miratohet paketa më e madhe kundër inflacionit

shba miratohet paketa me e madhe kunder inflacionit

shba miratohet paketa me e madhe kunder inflacionit

13:38 13/08/2022

Kjo shihet si një fitore për presidentin Joe Biden përpara zgjedhjeve afatmesme në Nëntor

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët miratoi projektligjin prej 430 miliardë Dollarësh që shihet si paketa më e madhe në historinë e SHBA-së, duke dhënë një fitore të madhe legjislative për presidentin Joe Biden përpara zgjedhjeve afatmesme që do të mbahen në 8 Nëntor.

Legjislacioni synon të luftojë ndryshimin e klimës, inflacionin, çmimet e larta të barnave. Ai gjithashtu do të lejojë kompanitë farmaceutike të të negociojë çmime më të ulëta të barnave për të moshuarit dhe të sigurojë që korporatat dhe të pasurit të paguajnë taksat. Demokratët thonë se paketa do të ndihmojë  të ulë inflacionin duke ulur deficitin federal.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi 220-207 për të miratuar masën e titulluar “Akti i Zvogëlimit të Inflacionit” dhe për t’ia dërguar Bidenit për ta nënshkruar në ligj. Senati miratoi legjislacionin të dielën e kaluar pas një seance maratonë 27-orëshe. 

Sot, populli amerikan fitoi“, tha Biden në një postim në Twitter. Demokratët shpresojnë se legjislacioni do t’i ndihmojë ata në votime në nëntor, kur votuesit vendosin balancën e pushtetit në Kongres përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Republikanët janë të favorizuar për të fituar një shumicë në Dhomë dhe gjithashtu mund të marrin kontrollin e Senatit.

Rreth gjysma e amerikanëve mbështesin legjislacionin, duke përfshirë 69% të demokratëve dhe 34% të republikanëve, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos të kryer në 3 dhe 4 Gusht.  Republikanët e kundërshtojnë legjislacionin, duke paralajmëruar se ai do të shkatërrojë vendet e punës duke rritur faturat e taksave të korporatave, duke nxitur më tej inflacionin me shpenzimet e qeverisë.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts