SHBA miraton një ilaç të ri pas 20 vitesh, shpresë për të sëmurët me Alzhajmer

Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan për herë të parë pas 20 vitesh një ilaç të ri për të trajtuar sëmundjen e Alzhajmerit.

Bëhet fjalë për ilaçin Aducanumab, që synon të trajtojë drejtpërdrejtë Alzhajmerin, forma më e njohur e demencës, se sa simtpomat e saj.

Ky ilaç shënjestron Amyloid-in, një proteinë që fajësohet për formimin e grumbujve qelizorë të pazakontë në trurin e njeriut me Alzhajmer, duke dëmtuar qelizat e tij dhe shkaktuar demencë, që përfshin humbjen e kujtesës dhe probleme në të menduar, probleme në komunikim dhe konfuzion.

Faza e fundit e testimit të këtij ilaçi nisi në mars të vitit 2019 dhe në të u përfshinë 3 mijë pacientë. Testimet u pezulluan kur rezultatet provuan se kura e re nuk ofronte ndonjë gjë ekstra nga barnat që ishin në treg.

Por, në fund të atij viti kompania e prodhimit të barnave, Biogen analizoi më në detaje të dhënat dhe doli në përfundimin se trajtimi i pacientëve me doza më të mëdha aducanumab ngadalësonte ndjeshëm përparimin e Alzhajmerit.

Njëri prej pacientëve që mori këtë ilaç ishte Aldo Ceresa. Ai vijoi kurën për dy vite me radhë, para se testimet të ndaloheshin. Ai rrëfen për BBC përvojën e tij.

“Jam i lumtur që dola vullnetar dhe mora edhe përfitimet nga ky ilaç. Me të vërtetë nuk ndjehem i turbullt, konfuz. E di që jam ende i sëmurë, por nuk është më aq keq sa ishte më parë. Më përpara, as që e mbaja mend se ky i kisha lënë ilaçet, tani është ndryshe”, thotë ai.

Më shumë se 30 milionë vetë vuajnë nga Alzhajmeri në mbarë botën, ku pjesa më e madhe e tyre është mbi 65 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *