SHBA miraton projektligjin, si do të përdoren pasurite e konfiskuara të oligarkëve rusë në ndihmë të luftës në Ukrainë

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA miratoi dje projekt-ligjin për shitjen e pasurive të konfiskuara të oligarkëve të sanksionuar rusë, për tu përdorur më tej në ndihmë të rezistencën ukrainase.

Kjo përfshin mbështetje për forcat e sigurisë ukrainase, ndihmën humanitare, rivendosjen e refugjatëve dhe rindërtimin pas konfliktit.

Aleatët perëndimorë ishin të shpejtë për të imponuar sanksione ndaj oligarkëve rusë pas pushtimit, por ata kanë qenë të paqarta se çfarë do të ndodhë me pasuritë e të sanksionuarve, përfshirë jahtet, makinat dhe pronat e tjera të tyre, raportoi The Times.

Kanada gjithashtu është duke ndërmarrë hapa legjislative të cilat do të lejojnë rishpërndarjen e pasurive të sekuestruara ruse për të kompensuar viktimat e pushtimit.

Vlera e vërtetë e pasurive ruse të sekuestruara nga SH.B.A. dhe Kanada është e paqartë. Këtë muaj SHBA. njoftoi konfiskimin e saj të parë, një jaht luksoz 77 milion në pronësi të oligarkut rus Viktor Vekselberg.

Anija, me vlerë 90 milion dollarë, u bllokua në Spanjë me kërkesën e Uashingtonit.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka thënë se Ukrainës i duhen 5 miliardë dollarë në muaj për të mbajtur ekonominë e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.