SHBA mirëpret deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor: E rëndësishme që të mbahet dera hapur për të

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi zotimin e Bashkimit Evropian për të mbajtur “derën hapur” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne e mirëpresim deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor”, tha zëdhënësi i këtij institucioni, Ned Price, në një postim në Twitter.

“Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reforma. Është e rëndësishme që dera e BE-së të mbahet hapur për ta”, tha Price.

Ned Price
Ned Price

Bashkimi Evropian mbajti të mërkurën në Slloveni një samit me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.

BE-ja miratoi një deklaratë, në të cilën thuhet se ajo mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe “riafirmon përkushtimin e saj për procesin e zgjerimit” të bllokut evropian.

Por, sipas deklaratës, procesi i zgjerimit do të bazohet në “reformat e besueshme nga partnerët, kushtëzimi i drejtë dhe rigoroz dhe parimet e meritave individuale”.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë përparuar më së shumti në rrugën e integrimit evropian.

Këto dy vende kanë hapur disa kapituj të negociatave të anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në – që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *