SHBA, momenti kur një hajdut makinash tërhiqet zvarrë dhe vret një shtetas që tentoi ta ndalonte

shba momenti kur nje hajdut makinash terhiqet zvarre dhe vret nje shtetas qe tentoi ta ndalonte

Një 38-vjeçar ka vdekur tragjikisht në SHBA, kur në tentativë për të ndaluar vjedhjen e një automjeti, është marrë me vete nga drejtuesi i tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Videoja e asaj që ndodhi disa javë më parë në Karolinën e Veriut tregon Jonathan Adam Lecomte, siç quhej 38-vjeçari, duke u përpjekur të ndalojë 26-vjeçarin Ricky Alex Driggers të vidhte një mjet.

“Mos hip në makinë o budalla” dëgjohet të thotë 38-vjeçari para se të sulej ndaj 26-vjeçarit.

Mirëpo, në sekondat që pasojnë 26-vjeçari kthehet mbrapsht, shkel gazin dhe e tërheq zvarrë 38-vjeçarin ndërsa ai përpiqet ta shmangë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Jonathan Adam Lecompte, 38 vjeç, vdiq pasi u përplas dhe u hodh në ajër nga automjeti i vjedhur pasi qëlloi katër herë në drejtim të një hajduti makinash jashtë një Burger King në ????????Carolina del Norte.

Pasi u rrëmbye, Lecomte u dërgua në një spital ku iu nënshtrua plagëve të tij pak kohë më vonë. Sulmuesi 26-vjeçar u arrestua pak më vonë, kur u aksidentua me mjetin që kishte vjedhur dhe akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe vjedhje automjeti, ndërsa mbahej pa lidhje në burg. 26-vjeçari i mundshëm hajduti që joshi dhe vrau 38-vjeçarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts