“SHBA mund të mbetet pa fonde për të paguar faturat”! Shefja e Thesarit: Do të arrijmë kufirin e borxhit më 18 tetor

Qeveria amerikane ka të ngjarë të mbetet pa fonde për të paguar faturat e saj më 18 tetor, nëse tavani i borxhit të vendit nuk ngrihet, paralajmëroi udhëheqësit e Kongresit të martën drejtuesja e Departamentit të Thesarit, Janet Yellen.

Ajo tha se në mungesë të miratimit të Kongresit për heqjen e tavanit të borxhit të vendit, ose për një shumë të caktuar ose për zgjatjen e datës për të lejuar vazhdimin e huamarrjes, zyrtarët e Thesarit parashikojnë që vendi “do të mbetej me burime shumë të kufizuara që do të harxhoheshin shpejt” gjatë tre javëve të ardhshme.

Udhëheqësi i shumicës demokratike në Senat, Chuck Schumer më vonë u përpoq, por nuk arriti të fitonte mbështetje të mjaftueshme për të mbajtur një votim me shumicë të thjeshtë në dhomën prej 100 anëtarësh për të rritur tavanin e borxhit dhe jo pragun prej 60 votash të nevojshme për shumicën e ligjeve të rëndësishme.

Por republikanët bllokuan përpjekjen e re për të rritur kufirin e huamarrjes, ashtu siç bënë të hënën me legjislacionin që gjithashtu do të kishte shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë duke filluar nga e premtja.

Borxhi i qeverisë kombëtare tani është 28.4 trilion dollarë, por Shtetet e Bashkuara, pothuajse të vetme mes qeverive në të gjithë botën, kanë vendosur për dekada kufizime për huamarrjen ose herë pas here ngre tavanin e borxhit deri në një datë të caktuar.

Kongresi gjithmonë ka ngritur tavanin e borxhit ose e ka hequr atë plotësisht për një periudhë kohe për të parandaluar që vendi të mos paguajë borxhet e tij, duke shmangur një krizë financiare botërore të krijuar nga ekonomia më e madhe globale.

Por tani vendi po përballet me një krizë të re të parave pa miratimin e Kongresit për të marrë më shumë hua.

Huamarrja afatgjatë e qeverisë është projektuar për të paguar masat e miratuara tashmë në vite nga Kongresi, përfshirë ndihmën e mbështetur nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë vitin e kaluar për të ndihmuar ekonominë amerikane të mëkëmbej nga pandemia e koronavirusit.

Por republikanët e Senatit të hënën bllokuan projektligjin e mbështetur nga demokratët për të rritur tavanin e borxhit, duke pretenduar se një kufi i ri borxhi do të lejonte miratimin e shpenzimeve që kundërshtojnë republikanët, deri në 3.5 trilionë dollarë që Presidenti Joe Biden dhe shumë demokratë të Kongresit mbështesin për të siguruar zgjerimin më të madh të programeve të rrjetit amerikan të sigurisë sociale që nga vitet 1960./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *