SHBA mund t’iu kërkojë udhëtarëve të huaj certifikatën e vaksinimit

13:38 05/08/2021

Shtetet e Bashkuara do të mund t’iu kërkojnë pothuajse të gjithë vizitorëve të huaj që të vaksinohen plotësisht, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtari i paidentifikuar u ka thënë disa agjencive të lajmeve se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u ka kërkuar disa grupeve që të krijojnë një rihapje me faza për vizitorët ndërkombëtarë.

Megjithatë, asnjë afat kohor nuk është dhënë ende. Shtetet e Bashkuara janë përballur me rritje të numrit të të infektuarve, sidomos në mesin e të pavaksinuarve, teksa përhapet varianti Delta i këtij virusi.

Masat aktuale kundër koronavirusit ua pamundësojnë shumicës së udhëtarëve që të hyjnë në SHBA. Raundi i parë i kufizimeve në udhëtim ka nisur të zbatohet ndaj Kinës në janar të vitit 2020.

Prej atëherë, SHBA-ja ka vendosur ndalesë për shtetasit joamerikanë, që kanë vizituar së fundmi, Mbretërinë e Bashkuar, bllokun e vendeve të zonës Shengen në Evropë, Brazilin, Irlandën, Indinë, Iranin dhe Afrikën Jugore.

Ata që mund të hyjnë në SHBA, duhet të tregojnë dëshmi të një testi negativ për koronavirus, jo më të vjetër se tri ditë para udhëtimit.

Javën e kaluar, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë “kufizimet ekzistuese” për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, pavarësisht kundërshtimeve të kompanive ajrore dhe industrisë së turizmit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *