SHBA ndalon pagesat e bonove ruse 

shba ndalon pagesat e bonove ruse
shba ndalon pagesat e bonove ruse

13:05 05/04/2022

Presioni vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Europa po planifikojnë sanksione pas masakrës në Bucha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar qeverinë ruse të blejnë bonot e thesarit, në një lëvizje që synon të rrisë presionin ndaj Moskës.

Kështu rezervat valutore të mbajtura nga banka qendrore ruse në institucionet financiare amerikane u ngrinë. Masa kishte për qëllim të detyronte Moskën të merrte vendimin e vështirë nëse do të përdorte Dollarët në të cilët ka akses për pagesat e borxhit të saj ose për qëllime të tjera, duke përfshirë përpjekjet e saj të luftës.

Rusia do të përballet me një dështim historik nëse zgjedh të mos e bëjë këtë. “Reuters” raporton se Moska duhet të zgjedhë midis shterrimit të rezervave të vlefshme të Dollarit ose të ardhurave të reja që vijnë ose falimentimit. Vendi ka një afat pagese prej 30 ditësh.

Presioni i shtuar vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Europa po planifikojnë sanksione të reja këtë javë për të ndëshkuar Moskën për vrasjet e civilëve në Ukrainë. 

Rusia, e cila ka gjithsej 15 obligacione ndërkombëtare të papaguara me një vlerë prej rreth 40 miliardë Dollarë, ka arritur të shmangë dështimin e borxhit të saj ndërkombëtar deri më tani, pavarësisht sanksioneve perëndimore. 

Nëse Rusia dështon të kryejë ndonjë nga pagesat e ardhshme të borxheve brenda afateve të paracaktuara, ose paguan në Rubla ku janë specifikuar Dollarë, Euro ose një monedhë tjetër, kjo do të sjellë probleme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts