SHBA, nga 15 Shtatori vaksinim i detyrueshëm për ushtarakët

20:20 10/08/2021

Pentagoni pritet t’i bëjë kërkesën Biden: Repartet ushtarake të bëhen gati

Pentagoni pritet t’i kërkojë Presidentit amerikan, Joe Biden miratimin për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit, për anëtarët e shërbimit ushtarak. Sipas një dokumenti të siguruar nga “Associated Press” afati për vaksinim do të jetë deri në 15 Shtator. Ky afat mund të shtyhet nëse vaksina merr miratimin përfundimtar të Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve ose normat e infeksionit vazhdojnë të rriten.

Sipas Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin në një dokument dërguar trupave, i paralajmëron të përgatiten për rregullin e ri.

Sekretari Austin thotë në udhëzimin e tij se repartet ushtarake do të duhet të bëjnë përgatitjet në javët e ardhshme për të përcaktuar sasinë e vaksinave që u nevojiten dhe mënyrën se si do të zbatohet rregulli i ri.

Muajin e kaluar, Biden u ka bërë thirrje qeverive lokale që të paguajnë njerëzit për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si dhe ka bërë të ditura rregullat e reja, përmes së cilave punëtorëve federalë u kërkohet dëshmi e vaksinimit apo testim i rregullt për qasje nëpër ambiente të brendshme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *