SHBA ngadalëson tërheqjen e trupave nga Afganistani

23:40 22/06/2021

Pentagoni deklaroi se ritmi do të ndryshojë për shkak të sulmeve të fundit nga kryengritësit talebanë

Ushtria amerikane do të ngadalësojë tërheqjen e saj nga Afganistani për shkak të sulmeve të bëra nga kryengritësit talebanë.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se afati për një tërheqje të plotë deri më 11 Shtator ishte ende në fuqi, por ritmi mund të ndryshojë. Zyrtarët e Pentagonit thanë javën e kaluar se tërheqja është në gjysmën e rrugës.

Afganistani ka parë dhunë në rritje ndërsa SHBA dhe NATO përgatiten të tërheqin trupat e tyre të mbetura. Gjatë muajit të fundit, talebanët kanë intensifikuar sulmet e tyre dhe kanë marrë kontrollin e më shumë se 30 rretheve. Grupi islamik i vijës së ashpër ka kapur gjithashtu sasi të mëdha të pajisjeve ushtarake, sipas mediave lokale dhe ka vrarë, plagosur dhe kapur dhjetëra trupa.

Talebanët thonë se ata kanë në kontroll të gjithë provincën veriore të Kunduz. Associated Press raporton se grupi kishte rrethuar qytetin strategjik. Forcat afgane të sigurisë vazhdojnë t’i rezistojnë presionit të talebanëve në provincën veri-lindore të Takhar.

Forcat e drejtuara nga SHBA dëbuan talebanët nga pushteti në Afganistan në Tetor 2001. Talebanët kishin strehuar Osama Bin Laden dhe figura të tjera të Al-Kaedës të lidhura me sulmet e 11 Shtatorit në SHBA

Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se tërheqja amerikane tani është e justifikuar pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk mund të bëhet përsëri një bazë për xhihadistët e huaj për të komplotuar kundër perëndimit.

Klan News















Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *