
20:30 18/08/2021
Administrata e Biden do të rishikojë sanksionet ekonomike për Afganistanin
SHBA ka ngrirë gati 9.5 miliardë Dollarë asete që i përkasin bankës qendrore afgane dhe ka ndaluar dërgesat e parave të gatshme në vend.
âAsnjĂ« aset i BankĂ«s Qendrore, qĂ« ka qeveria afgane nĂ« Shtetet e Bashkuara, nuk do tĂ« jetĂ« i aksesueshĂ«m pĂ«r talebanĂ«tâ, ka bĂ«rĂ« me dije administrata amerikane.
Shumica e rezervave ruhen në Rezervën Federale të Nju Jorkut dhe institucionet financiare me qendër në SHBA. Në mesin e aseteve gjenden Dollarë, ar dhe thesar amerikan.
Ndërprerja e aksesit në rezervat me bazë në SHBA përfaqëson ndër të parët në ato që pritet të jenë disa nga vendimet vendimtare me të cilat do të ballafaqohet administrata e Biden në lidhje me fatin ekonomik të këtij kombi pas marrjes nën kontroll të talebanëve.
Afganistani është një nga vendet më të varfra në botë, i shkatërruar prej kohësh nga lufta, i cili është mbështetur shumë në ndihmën amerikane në 20 vitet e fundit. Sipas ekspertëve administrata e Biden gjithashtu ka të ngjarë të përballet me zgjedhje të vështira se si të menaxhojë sanksionet ekzistuese ndaj talebanëve, të cilat mund ta bëjnë të vështirë dhënien e ndihmës humanitare ndërkombëtare për një popullsi që përballet me shkatërrim.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al