SHBA nis javën tjetër injektimin e dozës së tretë

13:28 04/09/2021

Fauci: E nevojshme për përforcimin e imunitetit

Kryevirologu amerikan, Anthony Fauci, thotë se injektimi i dozës së tretë të vaksinave anti-Covid mund të nisë që javën e ardhshme në SHBA. Duke folur para ekipit të Shtëpisë së Bardhë, ai tha se doza e tretë doza e tretë duhet t’u jepet të gjithë të vaksinuarve me dy doza, jo vetëm për kategoritë e rrezikuara, siç rekomandoi pak javë më parë Autoritetit të Barnave FDA.

Fauci iu referua studimeve izraelite, ku dozat e treta po injektohen prej Gushtit, që thonë flasin për rënie të ndjeshme të infektimeve mes personave që e kanë marrë.

Italia dhe Austria janë vendet e radhës që do të nisin injektimin e dozës së tretë nga Tetori, duke u përqendruar fillimisht tek të moshuarit dhe kategoritë më të dobëta të popullsisë.

Hungaria është vendi i parë i Bashkimit Europian, që nisi injektimin e dozave të treta nga Gushti, ndërsa edhe vende të tjera si Çekia, Belgjika e Spanja kanë nisur ta aplikojnë po tek kategoritë e rrezikuara të popullsisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *