“SHBA nuk e ka asociacioni i komunave serbe në qendër të marrëveshjes përfundimtare”/ Albin Kurti: Themelore në dialog është njohja reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në lidhje me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe dialogun me Beogradin.

Në një intervistë për VOA, kreu i qeverisë së Kosovës ka deklaruar se nuk asnjë shans që qeveria e tij të pranojë krijimin e një bashkimi komunash me kushtet që kërkohen tani.
Ai ka ripërsëritur se edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka hedhur poshtë një version siç është ai ekzistuesi.

Kurti tha se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë e përqendruar rreth njohjes reciproke dhe jo Asociacionit dhe në këtë drejtim thotë se qëndrimi i tij është në të njëjtën linjë si ajo e Shteteve të Bashkuara.

“Asociacioni nuk e ka kaluar testin e Gjykatës. Mund të ketë Asociacion, por jo mbi baza etnike. Në mënyrën se si është në frymën si është, jo. Duhet ta keni parasysh se në qendër nuk është Asociacioni, por njohja reciproke. Nuk e thotë asnjë zyrtar amerikan që Asociacioni duhet të jetë në qendër”, është shprehur ai.

Kurti ka thënë se Kosova është në rregull në dialogun me Serbinë, por kjo e fundit nuk është, duke përmendur mohimin e Masakrës së Reçakut dhe refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Kosova nuk ka bërë hapa pas [në dialog], por Serbia e cila ka ngelur pas meqë nuk i pranon krimet që i ka kryer. Unë jam i gatshëm, Serbia nuk është dhe nuk ka kurrfarë faji asnjë instancë e shtetit të pavarur të Kosovës”.

Kurti tha se edhe presidenti Biden e ka formuluar mirë se në qendër duhet të jetë njohja reciproke. Ai gjithashtu shtoi se në të kaluarën Kosova ka bërë koncensione për të marrë njohjen nga Serbia, por se kjo nuk ka ndodhur për 10 vjet.

“Ne dëshirojmë të kemi normalizim dhe dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog”, tha ai.

Kurti për Zërin e Amerikës ka thënë se vizita e tij në SHBA ka dy qëllime kryesore; tërheqjen e investimeve nga Amerika dhe shtimin e sigurisë së Kosovës, sidomos nga SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.