SHBA nxit Zelenskin të dialogojë me Putinin?

19:20 07/11/2022

NYTimes: Synohet ruajtja e mbështetjes nga aleatët

Uashingtoni mund të jetë duke nxitur Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, të dialogojë me shefin e Kremlinit Vladimir Putin.

Prestigjiozja ameirkane New York Times shkruan se zyrtarë të administratës Biden po përpiqen të bindin fshehurazi Zelenskyn të zbusë qëndrimin e tij kundër takimit me Putinin dhe të shfaqë shenja hapjeje.

Megjithatë, qëllimi kryesor sipas kësaj të përditshmeje nuk është të nxitet dialogu i drejtpërdrejtë Zelensky – Putin. Uashingtoni synon që me këtë lëvizje, Ukraina të ruajë mbështetjen në zbehje nga disa vende aleate, ku është krijuar ideja se Zelenksy mbështet zgjatjen me vite të këtij konflikti.

Presidenti ukrainas ka vënë si kusht të prerë që për t’u ulur në bisedime me Vladimir Putinin, duhet që fillimisht ushtria ruse të tërhiqet plotësisht nga territoret e pushtuara në Ukrainë.

Ndërsa e përditshmja tjetër prestigjoze Wall Street Journal shkruan se Xhejk Sallivën, Këshilltari për Sigurinë i presidentit amerikan Joe Biden, ka zhvilluar bisedime sekrete me zyrtarë rusë, të cilët i ka paralajmëruar të mos përdoren armë bërthamore në Ukrainë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *