SHBA, paketë të re ndihmë për Ukrainën

14:55 21/05/2023

Zelensky mohon se qyteti i Bakhmutit ka rënë në duart e ushtarëve rusë

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë njoftim gjatë takimit me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelensky në samitin e udhëheqësve të G7 në Japoni.

“Paketa e re e ndihmës përfshin më shumë municione, artileri dhe  automjete të blinduara për të forcuar aftësitë e Ukrainës në fushën e betejës. Ne po mbështesim gjithashtu përpjekjet  për paqe dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Biden.

Zelensky falënderoi Shtetet e Bashkuara për paketën e re të ndihmës.

“Unë i jam shumë mirënjohës popullit amerikan dhe kongresit. Jam i lumtur që mes  dy vendeve tona ka marrëdhënie të forta”, tha Zelensky.

Zelensky u pyet nga gazetarët edhe  për situatën në qytetin e Bakhmutit.

“Ata kanë shkatërruar gjithçka, nuk ka ndërtesa. Është për të ardhur keq. Është një tragjedi… por sot Bakhmuti është vetëm në zemrat tona”.

Por teksa pala ruse pretendon se qyteti ka rënë në duart  e tyre deklaratat e Zelensky-t me Biden konfuzuan gazetarët. Më pas një zëdhënës i presidentit ukrainas  konfirmoi se Kievi ka ende kontrollin e qytetit lindor.

Vizita e Zelensky-t në samitin e G7-s  ishte e suksesshme pasi iu dha leja që pilotët ukrainas të stërviten me avionë luftarakë F-16.

Klan News







Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts