
Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, në kushtet e tensionin Rusi-Ukrainë janë duke zhvilluar një bisedë telefonike.
Kjo bisedë telefonikë po ndiqet me vëmendje të madhe nga publiku botëror për shkak të krizës në Ukrainë.
Sipas AP, Putin dëshironte që biseda telefonike të bëhej të hënën, por ajo u vendos për sot, pas këmbënguljes nga pala amerikane, duke pasur parasysh se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë informacione se së shpejti Rusia mund të pushtojë Ukrainën.
Më herët sot, Putin foli me presidentin francez Emanuel Macron dhe të premten, Biden zhvilloi një bisedë virtuale me aleatët më të rëndësishëm të NATO-s dhe Bashkimin Evropian.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al