SHBA paralajmëron amerikanët në Rusi: Konsideroni largimin e menjëhershëm

22:17 27/02/2022

Ambasada e SHBA në Rusi paralajmëroi shtetasit amerikanë të dielën se duhet të konsiderojnë largimin “menjëherë” për shkak të numrit në rritje të linjave ajrore që anulojnë fluturimet brenda dhe jashtë vendit dhe mbyllin hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse.

“Një numër në rritje i linjave ajrore po anulojnë fluturimet drejt dhe jashtë Rusisë dhe shumë vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse. Qytetarët amerikanë duhet të konsiderojnë largimin menjëherë nga Rusia përmes opsioneve komerciale që janë ende të disponueshme”, tha ambasada, siç raporton CNN.

“Ambasada e SHBA-së u kujton qytetarëve amerikanë se niveli i Këshillimit për Udhëtime i Departamentit të Shtetit për Rusinë është në ‘Nivelin 4: Mos udhëtoni’”, thuhet më tej në deklaratë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.