SHBA paralajmëron: Javën e ardhshme do të vendosen sanksione ndaj personave të përfshirë në korrupsion dhe atyre që kanë minuar demokracinë

Departamenti Amerikan i Thesarit, do të vendosë një sërë sanksionesh në vigjilje të Samitit të SHBA për Demokraci.

Sipas Reuters, në “shënjestër” janë personat e përfshirë në korrupsion, abuzime serioze të të drejtave të njeriut dhe ata që minojnë demokracinë.

“Thesari do të ndërmarrë një sërë veprimesh për të përcaktuar individët që janë të përfshirë në aktivitete keqdashëse, që minojnë demokracinë dhe institucionet demokratike në mbarë botën duke përfshirë korrupsionin, represionin, krimin e organizuar dhe abuzimin serioz të të drejtave të njeriut”, tha një zëdhënës i
Departamentit Amerikan të Thesarit.

Këto zhvillime, ecin paralel me deklaratat e Presidentit Joe Biden, ku gjatë fjalimit të tij të parë si president i SHBA-ve, tha se do të godasë forcat globale autoritare të mbështetura kryesisht nga Kina dhe Rusia.

Grupet e të drejtave të njeriut vënë në dyshim nëse konferenca e Bidenit mund t’i shtyjë liderët botërorë që janë të ftuar, disa të akuzuar për prirje autoritare, të
ndërmarrin veprime kuptimplota.

Janë 110 pjesëmarrës në listën e ftesave të Departamentit të Shtetit për ngjarjen virtuale më 9 dhe 10 dhjetor, e cila synon të ndihmojë në ndalimin e paralizës demokratike dhe rrënimit së të drejtave dhe lirive në mbarë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.